Në të vërtetë, mediat dhe tifozët nuk besojnë, por drejtuesit e klubit e kanë për detyrë që të mbajnë lart humorin. Juventusi e ka nisur “skëterrë” këtë sezon duke pasur 10 pikë në 7 ndeshje, dhe kjo do të thotë se vetëm në 2015 ishte më keq, me 10 pikë në 8 ndeshje. Edhe në atë kohë në stol ishte Maks Alegri, ndërsa më pas u arritën 15 fitore radhazi si dhe 25 fitore në 26 ndeshje. Gjithses, “La Gazeta delo Sport” me të drejtë thekson se “në atë kohë skuadra ishte kampione në fuqi, madje 4 herë radhazi dhe kishte lojtarë në formë dhe moshë optimale, ndërsa sot duket e paimagjinueshme që të ketë seri të tilla fitoresh”. Alegri rrezikon stolin, ndonëse në klub pohojnë se nuk bëhet fjalë për të ndryshur trajnerin. Gjithsesi, nëse gjendja vazhdon kështu (dhe me Championsin në rrezik), Arrivabene, Nedved dhe Anjeli do të mendohen sërish për fatin e Alegrit.
Sfidanti.al