Jo vetëm Shqipëria, edhe shqiptarët e Maqedonisë festë në Europë

Për efekt të titullit, po e lemë mënjanë pjesën “e Veriut”, dhe po e themi si dikur, Maqedonia. E pra, dy ekipe shqiptarësh të këtij shteti ia dolën të kalonin në raundin e dytë eleminator të Ligës së Europës, dhe këto janë Shkëndija e Tetovës dhe Renova e Xhepishtes. Skuadra tetovare, e drejtuar nga trajneri nga Shqipëria, Ernest Gjoka, triumfoi 2-0 në fushën e Sumgajitit të Azerbajxhanit. Të dy golat u shënuan me penallti, fillimisht nga Besart Ibraimi në 56’, dhe pastaj nga Ljupço Doriev në sekondat e fundit. Shkëndija pati epërsi dhe e meritoi kualifikimin, duke arritur fitoren e 10-të në Ligën e Europës dhe të 13-ën në kupat kontinentale, ku ka shënuar deri tani 40 gola. Ibraimi është më i miri shënues me 15 rrjeta. Kualifikim edhe për Renovën e Xhepishtes, gjithashtu jashtë fushe, me fitoren 1-0 në fushën e Alashkertit nëArmeni, me gol të shënuar nga Nenad Mishkovski në 58’. Eleminim për Shkupin, gjithashtu ekip shqiptarësh, por edhe për Gjilanin e Kosovës, të drejtuar nga trajneri vlonjat, Gentian Mezani, që u mund 0-2 në fushën e vet nga APOEL-i i fortë i Qipros.

Sfidanti.al