Kapiteni i Chelseat, Reece James ka bërë një postim në Instagram pas operacionit në gju, ku tregoi edhe për mesazhet negative që mori. Anësori i djathtë anglez u dëmtua në 10 dhjetor, kur në minutën e 27-të iu desh të largohej nga ndeshja e javës së 16-të e në të cilën skuadra e tij u mposht nga Everton (2:0).
“Bota e futbollit e di se unë jam lënduar, por këtë herë u desh më shumë kohë për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Unë bëra një operacion sot për të provuar të rregulloj një problem të përsëritur të kofshës. Rimëkëmbja mendore dhe fizike ka filluar. Kam marrë shumë mbështetje që nga dëmtimi im, por dukshëm më shumë mesazhe urrejtjeje dhe negativiteti. Më besoni, nuk dua të dëmtohem. Jam më i lumtur që luaj futboll. Kam arritur deri këtu falë mirëkuptimit të njerëzve që më mbështesin gjatë ngritjeve dhe uljeve”, ka shkruar James.
sfidanti.al