Varane drejt rikthimit në Madrid

Pas dëmtimit të Alabës, Reali i Madridit po kërkon që të përforcojë organikën me një mbrojtjës dhe sipas “AS”, gjigantët spanjollë po mendojnë seriozisht për rikthimin e Raphael Varane në “Bernabeu”. Mbrojtësi francez nuk ka gjetur shumë hapësira dhe vazhdimësi këtë sezon te Manchester United, klub me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025. Varane ishte një nga protagonistët e skuadrës në një nga periudhat më të sukseshme të Realit të Madridit, duke fituar 4 Champions League në 10 vitet që kaloi në kryeqytetin spanjoll (2011-2021). Madrilenët kërkojnë garanci për prapavijën, prandaj një emër si Varane, që njeh shumë mirë skuadrën dhe ka eksperiencën e duhur, do të ishte përforcimi ideal për mbrojtjen e skuadrës së Ancelottit.

sfidanti.al