Ja përse Siti e kërkoi 4 herë Kejnin, dhe përse Totenhemi refuzoi!

Vlera e kartonit ishte përcaktuar në 150 milionë paundë stërlina, që do të thotë rreth 180 milionë euro. Kaq kërkoi presidenti i Totenhemit, Daniel Levi, për të pranuar transferimin e yllit kryesor të skuadrës, Harri Kejn, ndërsa Mançester Siti i trokiti në derë. Vetëm një Nejmar apo Kilian Mbape kanë kushtuar më shumë në botën e futbollit, por sheikët e Sitit dhe trajneri Pep Guardiola shpresuan të përfitonin ndonjë ulje. “Skonto” nuk pati dhe 4 tentativat e vjetshme në verë përfunduan pa sukses. Me gjasë, klubi i Mançesterit kishte hallin e bilanceve financiare, me gjasë shpresuan ta merrnin këtë verë (në 2022), por Harri Kejn u kujtoi të gjithëve se përse kartoni i tij është kaq lart. Sulmuesi kryesor i Premier Ligës shënoi 2 gola në fitoren e Spërsave në “Etihad”, duke i dhënë shpresë londinezëve për të qenë vitin e ardhshëm në futbollin e Championsit, dhe duke ia tronditur shumë “qytetarëve” pozitat në krye. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë këtë verë, pasi Guardiola mund ta synojë përsëri, ndërsa Konte duhet ta bindë se mund të fitohen trofe vetëm duke forcuar ndjeshëm ekipin. Kjo ndodh vetëm nëse “babagjyshi” Levi hap “thesin” e parave.

Sfidanti.al