As 900 policë nuk ndalojnë dot dhunën në Lids-Mançester Junajtid!

Alarmi ishte i madh, dhe u bë gjithçka për ta shmangur. Plot 900 forca policie u angazhuan për të ruajtur sigurinë në ndeshjen e nxehtë të Premier Ligës, Lids-Mançester Junajtid, por as operacioni më i madh policor në historinë e kampionatit anglez nuk mjaftoi. Pavarësisht numrit kaq të madh të forcave të rendit, si dhe një sasie gjithashtu të rëndësishme të rojeve private, ultrasit e të dyja palëve krijuan probleme Ata u përplasën me policinë në hyrje të stadiumit “Eland Roud”, duke krijuar rrezik të madh për oficerët. Po ashtu, pati konflikt edhe në ambiente të tjera aty pranë. Nuk munguan tentativat për t’u sherrosur me njëri-tjetrin, ndonëse uniformat e zeza dhe të verdha bënë çmos që kjo të mos ndodhte. Në tribuna u arrit të garantohej siguria thuajse për 90 minuta, me ndihmën edhe të kamerave, ndonëse në fund futbollisti i Mançester Junajtidit, Entoni Elanga, u godi me monedhë pasi shënoi golin e katërt për skuadrën mike. Pasditja problematike në “Eland Roud” ishte në vazhdën e incidenteve që kanë ndodhur në Lids, ndërsa skuadra është rikthyer prej 2 vitesh në elitën e futbollit anglez.

Sfidanti.al