Ekziston vetëm një skenar që sulmuesi norvegjez të pranonte “Kamp Noun” përpara “Santiago Bernabeut”, dhe ky skenar përfshin sulmuesin francez. Vetëm nëse Kilian Mbape pranon të shkojë tek Reali i Madridit këtë verë, Erling Halandi me shumë gjasë do të kandisej të kalonte tek Barcelona. Katalanasit, sipas mediave pranë tyre, ia kanë bërë ofertën yllit 21-vjeçar të Dortmundit, dhe flitet për 20 milionë euro në sezon, plus klauzola të rëndësishme për shpërblime, në një periudhë 5-vjeçare, me një premtim të shkruar për të rishikuar shifrat sapo situata ekonomike e klubit të përmirësohet, gjë që mund të ndodhë shpejt. Reali, po ashtu, duket se ka bërë ofertën e tij, pas një takimi të palëve në Montekarlo. Të shohim se çfarë roli do të kenë klubet angleze, sidomos Mançester Siti, por ndoshta edhe Çelsi e Mançester Junajtidi.
Sfidanti.al