Italia, Chiesa prezanton sfidën me Shqipërin

Pas Scamacca-s, i cili foli në konferencën për shtyp, edhe Federico Chiesa ka prezantuar ndeshjen ndaj Shqipërisë në një intervistë të dhënë për mikrofonat e UEFA-s.

“Shqipëria na njeh, ata e dinë se çfarë do të thotë futbolli italian – deklaroi italiani – do të jetë një sfidë e vështirë dhe do të duhet të jemi shumë të koncentruar. Në këtë kampionat europian duam të tregojmë vlerën tonë. Ne donim ta bënim edhe në edicionin e mëparshëm, dhe ne fituam”.

“Pas kësaj, synimi ynë do të jetë të kthehemi në një Botëror, sepse Italisë i munguan dy dhe kjo është diçka që nuk është e mirë për njerëzit dhe për të gjithë lëvizjet e futbollit italian”.

sfidanti.al