Nga “EURO 2024” qytetet e Gjermanisë presin një bum të ardhurash. Duke filluar nga shitja e suvenireve, bluza, shaje, kapele, biznesi i hotelerisë por edhe nga konsumimi i birrës. Kjo e fundit do të derdhet lumë, kanë premtuar ortganizatorët e Euro 2024. Qytetet dhe tifozët e Gjermanisë janë në përgatitjet e fundit për të pritur sa më mirë kampionatin evropian të UEFA-s, që nis të premten. Në Frankfurt dyqanet e suvenireve janë të mbushur prej muajsh me një mori bluzash, kapele dhe shaje të gjitha në ngjyrë të zezë-kuqe-verdhë. Edhe vendet ku do të vendosen Van Zone janë gati. Qyteti ka investuar rreth 30 milionë euro në zona tifozësh dhe atraksione. Për shembull, ekrane të mëdha janë vendosur buzë lumit Main, në mënyrë që publiku të mund të shikojë ndeshjet nga bregu. Nëpër ballkone janë vendosur jo një por nga dy flamurë të Gjermanisë. Qyteti shpreson për një nxitje në ekonomi, edhe nga bizneset e hotelerisë. Megjithatë, sa i përket rezervimeve duket se ka ende vend për të lëvizur. Në Mynih për shembull, ka ende dhoma ende të disponueshme në hotele për ditën e hapjes së evropianit, pra kush ka dëshirë të shohë ndeshjen e parë të Euro 2024, atë Gjermani-Skoci, ekziston ende mundësia për të zënë një dhomë në hotel në Mynih. Por të gjithë janë të vetëdijshëm se në varësi të performancës së skuadrës gjermane edhe sasia e blerjeve dhe konsumit do të rritet.
Në vitin 2006, gjatë të ashtuquajturës “përrallë verore”, fabrikat e birrës ishin ato me fat. Dhe këtë herë ata shpresojnë për të ardhura të mira.
sfidanti.al