Inzagi: Ishim të lodhur nga Kupa, ndaj Milanit me mungesa!

Fitorja në “San Siro” ndaj Veronës nuk dha ndonjë entuziazëm të madh përveç faktit se afroi Interin me vendet e para. U mbërrit Juventusi dhe Milani është vetëm 1 pikë larg, ndërsa trajneri Inzagi e justifikon provën jo të mjaftueshme të futbollistëve të tij. “Në ndeshje erdhëm pas 120 minutash në kupë dhe ishim të lodhur, – thotë ai, – rëndësi ka që ishim të përqëndruar deri në fund. Verona vinte në formë të mirë”. Për Superkupën ndaj Milanit të mërkurën, tekniku zikaltër ka probleme me mungesat. “Nuk besoj se Brozoviç do të jetë, – shprehet Inzagi, – Lukaku ndoshta, do ta shohim nga dita në ditë. Handanoviç është më shumë jashtë”.

Sfidanti.al