Interi ka vetëm 10 ditë kohë për të marrë Dibalën

Kjo është kërkesa e klubit për argjentinasin. “Na jep pak hapësirë që të veprojmë, dhe pastaj do të jesh lojtari ynë”, – është mesazhi i Interit për Paulo Dibalën. Argjentinasi ka pretendimet e veta financiare, edhe pse vjen si lojtar i lirë, ndërsa zikaltërit kanë shpenzuar për Lukakun, për Asllanin dhe për të tjerë. Interi duhet të përfundojë largimin e lojtarëve për të grumbulluar një sasi parash të mjaftueshme për të paguar Dibalën dhe për të respektuar rregullat financiare të UEFA-s dhe të Serisë A. Administratori i deleguar, Bepe Marota, thotë se “biznesi ynë në treg do të jetë i ekuilibruar, pa rrezikuar klubin”.

Sfidanti.al