Ish-drejtori teknik i bavarezëve nuk foli vetëm për Robert Levandovskin, dhe për Bajernin, por për gjithë Bundesligën. Mikael Reshke thotë se në Mynih nuk kanë asnjë nevojë të bëjnë blerje “bomba” për të zëvendësuar Robert Levandovskin. “Nuk do të ishte e vlefshme nga ana financiare, – thotë Reshke, – që të bëhen blerje si ajo e Daruin Nunjezit nga Liverpuli. Nuk vlen për Bajernin, ndërsa klubet e tjerë të Bundesligës as nuk mund ta mendojnë”. Gjithsesi, Reshke thotë se kampionati gjerman është mirë edhe kështu siç është. “Vërtet nuk është bukur lufta për titull, – thotë ai, – por, gjithçka tjetër është shumë interesante, edhe gara për Championsin, Shtutgarti që nuk ra nga kategoria, Herta që fitoi ndaj Hamburgut në plej aut, Këlni shkoi në Ligën e Konferencën, ndërsa në Frankfurt është shkëlqyeshëm”.
Sfidanti.al