Interi i Kontes, plane në janar e në verë: Kulushevski, Zhiru, Kieza, Eriksen

Klubi nuk pranon lojtarë mbi 30 vjeç, që mund të kenë kontratë vetëm për 6 muaj, dhe rroga të jashtëzakonshme. Fjala është për Arturo Vidalin, dhe duket se Antonio Konte do të duhet të pajtohet me këtë “linjë të shoqërisë”. Gjithsesi, trajneri nuk do të mbetet pa lojtarët që i duhen, edhe pse “gjuetia” parashikohet e vështirë. Njeriu i vënë në “rreth” është Dejan Kulushevski, një lojtar për të cilin duhen bindur dy klube, Atalanta dhe Parma. Do të duhen 30 milionë euro, por është një investim që vlen. Do të duhet një sulmues, sidomos tani që Politano mund të ikë, dhe në këtë rast një 30-vjeçar si Olivie Zhiru nuk refuzohet. Çelsi e jep për 7 milionë euro.

Sulmi i dytë në treg do të jetë në verë, ku parashikohen emra të rëndësishëm si Federiko Kieza i Fiorentinës (kërkon rrogë 7 milionë euro në vit) dhe Kristian Eriksen i Totenhemit, për të cilin interesohet edhe Mançester Junajtid. Nëse nuk arrihet danezi, Marota mendon për Nandezin e Kaljarit.

Sfidanti.al