Inter, do ta shohë me prioritet përforcimin e repartit difensiv në merkaton e ardhshme. Ëndrra e italianëve është Kim Min Jae i cili la Italinë në verën e shkuar kur kaloi nga Napoli drejt Bayern Munich. Kim e ka humbur aktualisht statusin e titullarit si dhe ka përfunduar në shënjestrën e mediave dhe tifozëve, një situatë që e nuk e kënaq aspak vetë lojtarin. Në këtë formë, Inter kërkon të përfitojë, teksa situata te Bayern është në zhvillim e sipër çdo ditë dhe askush nuk e ka vendin e sigurt. Bayern nuk e lëshon mbrojtësin për një shifër më pak se 50 milionë euro, aq sa e transferoi nga Napoli një vit më parë. Inter ka raportet mjaft të mira me Bayernin, pasi më parë ka transferuar Sommer dhe Pavard. Dy alternativat e tjera për mbrojtjen zikaltër janë Smalling i Romës dhe Mavropanos i West Ham.
sfidanti.al