Rezultat i shkëlqyer, Kosova U-21 barazon me Gjermaninë

Kosova e 21 vjeçarëve ndal në barazim pa gola Gjermaninë në një ndeshje ku tregoi një nivel shumë të lartë në aspektin mbrojtës. Sfida e eleminatoreve të europianit foli në përgjithësi për lojtarët gjermanë. Kjo ishte “bllokada” e parë për Gjermaninë U-21, teksa 4 sfidat e para i kishte fituar. Interesant është fakti se te “panzerat” u aktivizua titullar edhe talenti me origjinë shqiptare, Gruda, i cili qëndroi në fushë 84 minuta, pa lënë gjurmë. Moukoko i Dortmundit si dhe Knauf i Frankfurtit, ishin dy yjet e tjerë të Gjermanisë U-21, që stonuan në këtë përballje.  

sfidanti.al