Interesimi në rritje për Myrto Uzunin ka sjellë jo pak shqetësim te tifozët e Granadës, të cilët shohin se si shumë klube janë të gatshëm të afrojnë sulmuesin e kombëtares shqiptare, i cili u shpall golashënuesi më i mirë i La Liga 2 në edicionin e kaluar.
Edhe pse ai nisi mbrëmë edicionin me Granadën duke u aktivizuar ndaj Atletiko Madrid, në klub e shohin ende të mundshëm largimin e tij, siç konfirmoi drejtori i përgjithshëm i klubit, Alfredo Garcia Amado para ndeshjes. Uzuni ka rinovuar në tetor kontratën e tij me Granadan dhe i është vënë një klauzolë largumi prej 25 milionë eurosh. Pikërisht kjo është shifra që do i kërkohet kujtdo që interesohet për sulmuesin. Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se Sauthempton në Angli, Reims në Francë dhe dy klube nga Arabia Saudite po interesohen aktualisht për sulmuesin.
sfidanti.al