Salah ndryshon mendje, “faraoni” gati të largohet nga Liverpul

Sulmuesi i Liverpulit, Muhamed Salah është gati të largohet nga klubi dhe sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike, “faraoini” nuk është kundër kalimit në kampionatin e Arabisë Saudite.

Lojtari i ka dhënë dritën jeshile një klubi saudit të paidentifikuar për të filluar bisedimet me “të kuqtë” për transferimin e tij. Salah mund të ndjekë shembullin e ish-shokëve të tij të skuadrës Roberto Firminjo dhe Sadio Mane, të cilët u transferuan në Lindjen e Mesme këtë verë. Tarifa e transferimit të egjiptianit vlerësohet në 65 milionë euro, ndërsa kontrata aktuale e egjiptianit me Liverpul skadon në verën e vitit 2025.

 

sfidanti.al