Guardiola e konfirmon, De Bryjn jashtë fushave për disa muaj

Mesfushori i Sitit, Kevin de Bryjn do jetë jashtë fushave për disa muaj. Lajmi është bërë i ditur nga trajneri i tij, Pep Guardiola.

Në një konferencë për shtyp, tekniku spanjoll deklaroi se ylli belg mund ti nënshtrohet një operacioni pasi dëmtimi i tij është i rëndë, teksa tha “Kevin do të jetë jashtë për disa muaj, ne do të vendosim për operacionin në ditët në vijim me stafin mjekësor. Kështu ai do të jetë tre ose katër muaj jashtë”, deklaroi Pep.

 

sfidanti.al