Agjenti i tij është në gjendje të vështirë për jetën dhe legjenda e futbollit nuk harroi të bënte detyrën. Zllatan Ibrahimoviç shkoi në Spitalin e Shën Rafaelit (San Rafaelo) në Milano, ku është i shtruar Mino Raiola, për t’i treguar mbështetje menaxherit personal, dhe njërit prej superagjentëve më të njohur në botë. Nuk dihet nëse Ibra është lejuar të shkojë pranë Raiolës, i cili është në gjendje të rëndë (sipas lajmeve), por ndoshta është bërë një përjashtim. Nga Turqia ka reaguar edhe Mario Baloteli dhe mesazhi i të gjithëve është i njëjtë: Mbahu fort Mino!
Sfidanti.al