Zlatan Ibrahimovic rikthehet të flasë për marrëdhëniet e tij me Pep Guardiolën, gjatë kohës kur të dy ishin pjesë e Barcelonës. Ishte trajneri katalanas që e kërkoi por shumë shpejt e uli në stol me pretendimin se nuk i përshtatej filozofisë së tij dhe suedezi kujton:
“Mendoj se Guardiola është një trajner i madh. Kur unë isha në Barcelonë ishte një përvojë ndryshe. Ai është i suksesshëm, ai kurrë nuk përfundoi i treti, ai ishte gjithmonë ishte pari apo i dyti. Por unë gjithashtu duhej të takoja personin që qëndron pas atij gjeniu. Kur shkova te Barcelona, Guardiola më tha se aty lojtarët nuk shkojnë në stërvitje me makina luksoze. E respektova këtë rregull, por që nga momenti që më la në stol për herë të katërt radhazi, fillova t’ia parkoj Ferrarin tim çdo ditë përpara zyrës. Bashkë nuk arritëm të krijojmë dot një marrëdhënie të mirë”.
sfidanti.al