“I përjetshmi Mesi” është sërish shpëtimtari i Barcelonës!

Lionel Mesi nuk përfundon kurrë. Argjentinasi i përgjigjet sërish Kristiano Ronaldos, dhe përsëri me gol ndaj trofeve të fituar nga luzitani kohët e fundit. Rrjeta e tij e radhës e nxorri Barcelonën nga telashet dhe i dha kualifikimin për në çerekfinalen e Kupës së Mbretit. Katalanasit patën përballë Atletikun e Bilbaos, që vinte në “Kamp Nou” me fitoren 2-1 në ndeshjen e parë.

Në “San Mames” kishte qenë goditja e dënimit e Mesit që i kishte dhënë shpresë skuadrës së Luis Enrikes, edhe tani ishte sërish kjo lloj goditjeje standarde që bëri diferencën. Barça fitoi 3-1 dhe u kualifikua, ndonëse duke qenë në rrezik deri në fund. Luis Suarez shënoi shumë bukur golin e parë, pastaj Nejmar realizoi rrjetën e parë personale që nga tetori, veçse tre minuta më vonë, baskët barazpeshuan llogaritë. Ishte minuta e 51-të dhe Enrik Saborit u ngrit me kokë mbi të tjerët duke shënuar.

Fjalën e fundit e pati Mesi. Shënoi kur kishin mbetur 12 minuta deri në fund, dhe përsëri me të majtën e tij nga goditja e dënimit. Argjentinasi ka 26 gola në 23 ndeshje të deritanishme në një sezon fantastik për të, pavarësisht nga dëmtimi. Ishte goli i 300-të me fanelën “blaugrana” për treshen e famshme MSN, ndërsa Suarez shënoi rrjetën e 100-të personale me bluzën e Barcelonës.mesi barcelona bilbao2suarez mesi sergi roberto