Hysaj nuk ka asnjë ofertë

Elseid Hysaj nuk është më i dëshiruar në shtëpinë e Lazios. Mbrojtësi shqiptar duhet të gjejë një skuadër të re por e ka të pamundur ta bëjë një gjë të tillë për shkak të pagës që përfiton në Formello. Kontrata e tij skadon vitin e ardhshëm dhe Hysaj nuk dëshiron të heqë dorë nga 2.8 milionë euro në sezon. Lazio është e gatshme për ta humbur edhe me parametra zero por për momentin asnjë skuadër nuk ka bërë një ofertë zyrtare për ta afruar lojtarin e Kombëtares Shqiptare.

sfidanti.al