Harri Kejn dhe avionët prej letre, argëtimi i anglezëve në “Uembli”.

Anglezët nuk është se e kishin mbushur plot stadiumin “Uembli” të Londrës, për të ndjekur ndeshjen e kombëtares së tyre ndaj Sllovenisë. Gjithsesi, edhe ata dhjetëra mijë në impiantin e famshëm nuk prisnin të shikonin një lojë kaq të dobët. Nga mërzia që Anglia e Sauthgejtit nuk po bënte asgjë, ata nisën të argëtoheshin me mënyra të tjera, një nga të cilat ishte duke bërë avionë prej letre dhe duke i hedhur në fushën e “Uemblit”. Kjo bëri që punonjësit të nisnin të pastronin terrenin, për të mos lejuar parregullsi. Gjithsesi, në fushë ishte edhe Harri Kejni, dhe tifozët pritën deri në fund një kënaqësi prej tij. Sulmuesi i Totenhemit nuk i zhgënjeu duke shënuar golin e fitores në minutën e 93-të, 3 minuta para përfundimit. Anglia shkoi në Botëror, por shpikësit e futbollit ende nuk kanë bindur siç ka bërë Gjermania apo Spanja.

Sfidanti.al