Nadal drejt finales së Pekinit, kalon në gjysmëfinale

Rafael Nadal vijon rrugën drejt titullit në Turneun e Pekinit në tenis për meshkuj. Tenisti spanjoll preu biletën për në gjysmëfinale të këtij evenimenti pasi mposhti në cerekfinale John Isner me rezultatin 2-0. 6-4;7-6 ishte rezutati I seteve të fituara nga Nadal I cili mori hakun kundrejt amerokanit për disfatën e pësuar para disa javësh në Rod Laver Cup. Grigor Dimitrov është pengesa e fundit e Nadal drejt finales së pekinit, me bullgarin që eliminoi spanjollin Roberto Bautista Agut 2-1. Rafael Nadale e ka fituar vetëm 1 herë turneun e Pekinin, në 2005, ndërkohë që në dy raste të tjera ka qenë në finale dhe në të dyja herës është thyer nga Novak Djokovic

Sfidanti.al