Për t’i pasur që të dy njëkohësisht duket tepër e vështirë. Edhe një klub si Reali i Madridit mund ta cilësojë përpjekje të parealizueshme afrimin e dy yjeve të rinj më të shtrenjtë të momentit, si Kilian Mbape dhe Erling Haland. Mediat spanjolle shkruajnë se Halandi e ka ndarë mendjen të shkojë në “Bernabeu”, dhe se agjenti i tij Mino Raiola është i vendosur të arrijë një akord me “mbretërit e futbollit”. Sidoqoftë, kartoni i norvegjezit 20-vjeçar është të paktën 100 milionë euro, në mos më shumë, dhe ai ka kontratë afatgjatë tek Dortmundi.
Mbape, ndërkaq, ka vlerë kartoni të paktën 200 milionë euro, ndërsa që të dy lojtarët do të duhet të kenë rroga tepër të larta. Mbape aktualisht fiton 25-26 milionë euro në vit tek Paris SG, dhe klubi thuhet se i ka ofruar 30 milionë në sezon. Halandi padyshim merr shumë më pak, por tek Reali do të kërkonte një rrogë që të ishte mbi 10 milionë euro. Vështirë që presidenti Florentino Perez të mund të gjendje mjetet financiare për një operacion të tillë të dyfishtë.
Sfidanti.al