Bayerni i Mynihut rishfaqi edhe njëherë forcën e madhe që ka në Bundesligën gjermane dhe këtë e bëri duke shkatërruar Stuttgartin 4-0 edhe pse për pjesën më të madhe të kohës ishte në inferioritet numerik. Në fakt bavarezët mbetën me 10 futbollistë që në minutën e 12 kur Davies u ndëshkua me karton të kuq dhe u duk se gjërat do të ishin të komplikuara për skuadrën e Flick. Por ndodhi krejtësisht e kundërta, me Bayernin që rezultoi një ortek i vërtetë mbi të shkretin Stuttgart. Leëandoëski vetëm 6 minuta pas ndëshkimit të Davies i dha avantazhin Bayernit.
Më pas i erdhi radha Gnabryt që të ndëshkonte Stuttgartin duke e cuar rezultatin në 2-0. Pa u shuar mirë festa e këtij goli Leëandoëski shënoi një tjetër gol për të mbyllur praktikisht historitë e kësaj sfide, 6 minuta nga fundi i pjesës së parë kur polaku plotësoi tregolëshin e tij personal duke e cuar rezultatin e ndeshjes në 4-0. Pjesa e dytë është një formalitet për Bayernin që me këtë fitore e coi sërish në 4 pikë diferencën me Leipzigun e vendit të dytë.
sfidanti.al