Guardiola tërbohet tek Siti, Kalvin Filips vjen mbipeshë nga Kupa e Botës

Nuk pati ndonjë rol të madh edhe sepse shkoi në Katar i dëmtuar. Kalvin Filips ishte (dhe mbetet) një mesfushor me shumë të ardhme në kombëtaren e Anglisë dhe tek Mançester Siti, por për momentin ai ka marrë mbi vete gjithë zemërimin e trajnerit Pep Guardiola. Katalanasi u tërbua fare kur mësoi se Filipsi ishte kthyer nga Botërori mbipeshë, diçka e paimagjinueshme për një futbollist profesionist, ndonëse tek Reali nuk do të habiteshin shumë pasi kanë pasur përvojën e Eden Hazarit. Guardiola e la Filipsin jashtë ekipit për ndeshjen ndaj Liverpulit, dhe po ashtu e dërgoi të stërvitej me ekipin e tyre. Mesfushori i qendrës ka luajtur vetëm 94 minuta këtë sezon për shkak të dëmtimeve. Tashmë, Filipsi duhet të bindë Pepin se është i denjë për Sitin, por së pari të humbasë kilogramët e tepërt.

Sfidanti.al