Guardiola: Që nga Parahistoria është e vështirë të sulmosh një skemë 5-5-0!

Trajneri i Mançester Sitit pranoi se ndaj Atletikos së Simeones ishte shumë e vështirë, përtej fitores. “Një ndeshje e dyluftuar, – tha Guardiola, – ata janë mjeshtër për t’u mbrojtur së bashku, dhe është e vështirë. Bëmë gjithçka, patëm durim, nuk lejuam rrezik në portën tonë dhe mezi shënuam një gol. E ndjeva se Atletiko do të luante me 5-3-2, por pastaj gjatë ndeshjes u kthye në 5-5-0, dhe nuk pati hapësira. Ata janë të fortë, ndërsa ne më të vegjël fizikisht. Që nga parahistoria, edhe sot, edhe në të ardhmen, është e vështirë të sulmosh një ekip që luan 5-5-0! Nuk fitoi stili im, thjesht fituam një ndeshje”.

Tekniku i Liverpulit, Jurgen Klop, ishte shumë i lumtur për arritjen në Portugali. “Djemtë meritojnë çdo përgëzim, – tha gjermani, – siç e parashikuam, ishte një ndeshje shumë e vështirë, sidomos në pjesën e dytë. Ne nuk kemi asnjë moment për të marrë frymë, i tillë është sezoni, por jemi të lumtur me pozicionin ku jemi. Gjithçka shkoi mirë, edhe pse bëmë ndonjë gabim. Është normale që të ndodhë. Ne fituam, nuk shpenzuam energji më shumë sesa duhet dhe nuk patëm asnjë dëmtim”.

Benfika (4-4-2): Vlahodimos, Zhilberto, Otamendi, Vertongen, Grimaldo, Silva, Vajgl, Tarabt (Meite 70’), Everton (Jaremçuk 82’), Ramos (Zhoao Mario 87’), Nunjez.

Liverpuli (4-3-3): Alison, Aleksandër-Arnold (Gomez 89’), Konate, Van Dajk, Robertson, Keita (Milner 89’), Fabinjo, Tiago Alkantara (Henderson 61’), Salah (Zhota 61’), Mane (Firmino 61’), Diaz.

Mançester Siti (4-3-3): Ederson, Stouns, Laporte, Ake, Kanselo, De Brujne, Rodri, Gyndogan (Grilisht 68’), Mahrez (Foden 68’), Stërling (Gabriel Zhezus 68’), Bernardo Silva.

Atletiko Madrid (5-3-2): Oblak, Vrshaljko, Felipe, Saviç, Mandava, Lodi, Jorente (Kunja 60’), Kondogbia, Koke (De Paul 60’), Zhoao Feliks (Lemar 81’), Grizman (Korrea 60’).

Sfidanti.al