Fulham pa Brojën bën surprizën në “Old Trafford”

Armando Broja ka mundur të shijojë fitoren historike të Fulhamit në “Old Trafford“ nga stoli ku qëndroi për të 90’ pasi trajneri i klubit nga Londra preferoi Rodrigo Munizin. Transferta në Mançester nuk ishte aspak e lehtë për Fulhamin pasi vendasit vinin pas katër fitoresh radhazi. Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola ekuilibrat u thyen në të 65’ nga Basey. Vendasit u munduan që të rrisnin presionin duke gjetur golin e barazimit vetëm në minutën e 89’ me anë të Maguire. Kryesori akordoi plot dhjetë minuta shtesë, por në të shtatën goditën përsëri miqtë me anë të Iwobi-t. Pas 26 ndeshjesh të luajtura Junajtid renditet i gjashti me 44 pikë ndërsa Fulham me 12 pikë më pak renditet i 12-ti.

sfidanti.al