Thuhet që FSHF dhe Federata e Serbisë kanë bashkuar letrat për një kandidaturë të përbashkët në lidhje me organizimin e Euro 2027 të kategorisë U-21. Lajm “bombë” që ka tronditur më së shumti shqiptarët matanë kufirit por nga zyrat e “Shtëpisë së futbollit” asnjë fjalë. Ndoshta me këtë nivel transparence, një ditë të bukur do të punohet pas kuintave për të organizuar një “Final 4” edhe në Beograd, ndërsa derbin e Beogradit mund ta sjellim në Tiranë pasi kështu fitojnë federatat, futbolli i zyrave dhe presidentët që drekojnë ditën e tradhëtohen natën.
Nga Pirro Bardhyli