Mundja është kthyer në një bekim për sportin shqiptar, një disiplinë që po sjell medalje dhe po thyen rekorde që shumë pak veta i imagjinonin. Pas i dhuruan Shqipërisë medaje botërore dhe evropiane, mundja kuqezi synon të thyejë edhe tabunë e fundit, të sjell edhe medalje olimpike. Pas Abakarov, në Paris shkon edhe Dudaev, dy mundësit që premtojnë shumë. Mundësi çeçen i cili përfaqëson me sukses Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, ka triumfuar në kualifikuesen që i jepte mundësinë të shkonte në Olimpiadë. Ai do të përfaqësojë Shqipërinë në peshën 65 kg në aktivitetin prestigjioz të kësaj vere. Në ndeshjet e sotme, në fazën 1/16 Dudaev mundi 9-0 bjellorusin Niurgun Skriabin. Në 1/8 përballë ishte bjellorusi Adlan Askarov, të cilin e mundi me rezultatin 8-6. Në çerekfinale Dudaev mundi koreanoveriorin Kim, ndërsa në garën kualifikuese mundi ukrainasin Erik Arushanian 12-2.
sfidanti.al