Largohet nga Italia për t’u shpëtuar taksave

Ish-tenistja italiane, Camilla Giorgi është alrguar nga vendi i saj për të jetuar në SHBA pasi synon që të evitojë barrën e rëndë fiskale. Lajmin e bëjnë të ditur mediat sipas të cilave, ajo bashkë me familjen e saj kanë udhëtuar përtej Atlantikut, një lëvizje që e bëjnë sot shumë sportistë profesionistë. Pak orë pasi njoftoi në Instagram tërheqjen nga sporti, “Gazetta Dello Sport” raportoi se Giorgi ka probleme me autoritetet e taksave në Itali, ndërsa me babain, nënën dhe dy vëllezërit arriti të largohej nga vendi. E lindur në Macerata, Giorgi konsiderohej si një nga të rejat më premtuese të tenisit italian por dalëngadalë ylli i saj u shua dhe sot është në kërkim nga policia financiare.

sfidanti.al