Theo Hernandez është duke u ndjekur prej muajsh me shumë interes nga Bayern Munich. Në situatën që rrezikon të mbetet pa Alphonso Davies, i cili kërkon 12 milionë euro në sezon për të rinovuar ose përndryshe do të largohet në drejtim të Real Madrid-it, klubi gjerman po kërkon për zëvendësuesin e denjë të kanadezit. Megjithatë së fundmi mediet italiane raportojnë se Milan, në pamundësi për ta mbajtur mbrojtësin në ekip deri në 2026-ën kur i skadon kontrata, ka caktuar çmimin e kartonit të tij, për të cilin kërkon plot 60 milionë euro. Një kërkesë goxha e lartë dhe në një situatë të tillë bavarezët tashmë do duhet ta mendojnë edhe njëherë nëse janë të gatshëm të shpenzojnë një shumë të tillë për francezin e Milan-it.
sfidanti.al