Will Farrel, tifoz i thekur i Leeds United

Aktori hollivudian, Will Farrel do të udhëtojë në Londër për të ndjekur finalen e Wembley nëse skuadra e Leeds do të shkojë deri në finalen play off të Championship. Farrel i apasionuar pas futbolit, aktualisht pronar i FC Los Angeles, është njëkohësisht aksioner i findit që menaxhon klubin britanik. Leeds duhet të luajë fillimisht në gjysmëfinalen kundër Norwich City në dy sfida e më pas do të shpresojë te finalja, ndërsa Farrell është një nga fansat më të njohur të klubit bardhekaltër. Prania në “Wembley” do të ishte e para për aktorin hollivudian që e konsideron tregun e futbollit europian si një mundësi shumë të mirë për të zgjeruar investimet e tij.

sfidanti.al