Al Hilal “mbretëron” në Arabinë Saudite

Al Hilal “mbretëron” në Arabinë Saudite. Deri më sot titulli ishte thjeshtë një formalitet, ndërsa këtë pasdite ka ardhur edhe zyrtarimi. Matematika i ka dhënë leje Al-Hilalit të festojë që në javën e 31-të, me skuadrën e Jorge Jesus që ka grumbulluar 89 pikë, aktualisht 12-pikë më shumë se Al-Nassr e Ronaldos. Al Hilal fitoi sot ndaj Al-Hazem me shifrat 4-1, duke e kthyer këtë të shtunë në festë. Kingdom Arena (Riyadh), Mitrovic ishte protagonist me dopietë, ndërsa gol realizoi edhe Milinkovic Savic. Për t’u përmendur një autogol i miqve me Al-Juwaid.

sfidanti.al