Bayern Munchen ka nisur të studiojë tregun anglez për të gjetur një mesfushor i cili mund t’i japë më shumë alternativa teknikut të ardhshëm në këtë repart. Kërkimet e kanë adresuar klubin gjerman në Londër ku një i ri po bie në sy. Bëhet fjalë për yllin e Crystal Palace, Adam Wharton. Në fakt, 20-vjeçari është një dëshirë jo shumë e re e Bayern pasi klubi i Bundesligës e ndoqi atë edhe gjatë janarit , por londinezët u treguan më të shpejtë dhe e shkëputën nga Blackburn. Wharton i kushtoi Crystal Palace rreth 18 milionë pound dhe sot vlera e kartonit të tij shkon deri në 60 milionë. Harry Kane po punon për ta bindur të pranojë ofertën e Bayern Munchen por në garë është edhe Chelsea që synon të djegë konkurrencën e gjermanëve.
sfidanti.al