FIFA fiton mbi 1 miliardë nga Botërori, por punëtorët vdesin aty për një copë bukë!

E raporton “Deili Meili”, dhe ia vlen ta lexojmë ndonëse ky tabloid më shumë shqetësohet për sherret rozë në familjen mbretërore britanike. FIFA, sipas kësaj gazete, do të fitojë mbi 1.3 miliardë euro nga Kupa e Botës në Katar në 2022, ndërsa të ardhurat gjithsej do të jenë mbi 3.3 miliardë euro. Kjo, në të njëjtën kohë kur punëtorët që po ndërtojnë stadiumet dhe infrastrukturën punojnë edhe për rrogën minimale për 220-230 euro në muaj, dhe bëhet fjalë për emigrantë në 95 për qind të tyre. Jo vetëm kaq, por sipas të përditshmes tjetër britanike, “Gardian” (The Guardian) 6 500 punëtorë kanë humbur jetën gjatë procesit të konstruksionit të impianteve. Po sipas mediave, shpesh punëtorët e shkretë u desh të paguanin 3 300 euro nën dorë që të siguronin një vend punë sepse vijnë nga vende shumë të varfëra. “Emnësti Intërnejshënëll (Amnesty International) i bëri thirrje FIFA-s që të merrte masa për të detyruar autoritetet në Katar që të bënin reformat e punës që premtuan, ndërsa kushtet në të cilat punohet dhe jetohet cilësohen si skandaloze.

Sfidanti.al