Është e kotë të këmbëngulës që publiku të kthehet nëpër impiantet e futbollit apo nëpër arenat e mbyllura të sporteve të tjera, veçse është për të shkulur qimet e kokës kur shikon se fushatat elektorale janë mbi ligjet dhe kufizimet për pandeminë. Nuk ka rëndësi se cila forcë politike e bën, sepse ne jemi mësuar që politikanët në këtë vend dalin mbi ligjin, por që të shohësh me mijra simpatizantë “blu” apo të “kuq” në sheshe, dhe të mos shohësh 10 apo 30 për qind të tifozëve në stadiume, me gjithë distancimin e nevojshëm, kjo nuk mund të pranohet.
Nuk e dimë nëse kjo do të vazhdojë për një muaj me radhë gjatë fushatës, por u bë për shumë ditë sidomos nga kreu i opozitës që shkoi qytet më qytet i shoqëruar nga dhjetëra apo qindra përkrahës shpesh pa maska, dhe shumë pranë njëri-tjetrit. E pra, në stadium të zënka Kovidi, por jo gjatë mitingjeve të partive. Duket se politikanët e kanë korruptuar edhe virusin.
Sfidanti.al