Fërkojnë duart lojtarët e Sitit, “mësuesi” Guardiola u jep pushimet

Ndeshja e sotme ndaj Bërnlit ishte impenjimi i fundit për futbollistët e Mançester Sitit për këtë javë, por edhe për pak më shumë. Pep Guardiola kishte vendosur që përpara takimit që t’u jepte 4 ditë pushim yjeve të tij, periudhë që do të vazhdojë deri të mërkurën e javës së ardhshme. Pep, një trajner me përvojë, duket ka ndjerë lodhjen fizike dhe mendore të të besuarve të tij pas një sezoni tepër të ngarkuar dhe pas periudhës së ngjeshur të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Katalanasi po mendon për sfidat e Championsit që nisin shpejt dhe që do t’u shtohen atyre në Premier Ligë, në Kupën e Anglisë dhe në Kupën e Ligës. Me ekipin e tij që pretendon katër trofe, pra maksimumin, Guardiola e shkon këtë fundjavë dhe fillimin e javës së ardhshme si mundësinë e vetme që t’u heqë stresin e profesionit, yjeve të Sitit. Një investim, por edhe një shqetësim nëse kujtohet aksidenti i Kun Agueros kur ishin pushimet e fundit.

Sfidanti.al