Mauricio Sarri, do të jetë apo jo një “Maradonë” për Napolin

Nuk është më një sekret që Mauricio Sarri është në krye të listës së dëshirave të Roman Abramoviçit. Presidenti i Çelsit nuk po gjen paqe në kërkim të njerëzve të stolit dhe trajneri i Napolit i duket më i përshtatshmi për të zëvendësuar të aftin, por rebelin Antonio Konte. Një tjetër “dashuri italiane” në Londër për miliarderin rus, i cili ka provuar Klaudio Ranierin, Karlo Ançelotin, Roberto De Kanion dhe tani Konten, ndërsa sipas mediave synon Sarrin apo Alegrin.

Nëse e quajmë të mirëqenë interesimin dhe dëshirën e Abramoviçit, “topi” i mbetet Sarrit dhe deri diku Napolit. A do të tregohet një napolitan “24 karatës” si ai, besnik i fanelës së qytetit të tij, apo do të jetë një qytetar i botës, në kërkim të fatit? Në 9 shkurt do të ketë një takim mes trajnerit dhe presidentit të klubit, Aurelio De Laurentis, për të zbuluar diçka për të ardhmen. Kontrata e Sarrit ka një klauzolë transferimi prej 8 milionë eurosh, të cilën sot De Laurentis dëshiron ta heqë, në mënyrë që të ketë më shumë forcë në bisedime. Pritet të shihet vendimi i ish-trajnerit të Empolit, që ka rastin të tregohet një “Maradonë” ose një nga profesionistët e shumtë të futbollit.

Sfidanti.al