Edhe pa lajmin e fundit, gjithçka ishte e super e eksituar. Një Real Madrid-Paris SG në “Santiago Bernabeu” është një rast i madh për t’u argëtuar dhe, që ia vlen për të shpenzuar paratë (nga ata që i kanë). Lajmet ishin për çmime tepër të kripura për takimin e Championsit, veçse zbulimi i fundit i gazetës “Marka” kalonte çdo masë.
Bileta “fituese” apo “rekordmene” ishte 24 080 euro! Po, po, 24 mijë e 80 euro. Nuk dihet se cili mund të ketë qenë personi që t’i ketë paguar këto para, veçse nuk ka dyshim se duhet të jetë një nga milionerët e Spanjës apo të Botës.
Edhe pjesa tjetër e çmimeve është e lartë. Bileta më e lirë arrin në 75 euro, plot 235 euro bileta më e shtrenjtë “normale”, ndërsa tribuna VIP arrin në 550 euro. Është edhe një tjetër krijim madrilen, 750 euro bileta për ta parë ndeshjen nga Salla e Muzeumit. Ortakët, aksionerët do të kenë favor, pasi do të paguajnë nga 53 deri në 165 euro. Real-PSG luhet në 14 shkurt, në orën 20:45, për turin e dytë të Ligës së Kampionëve.
Sfidanti.al