Reali “mbulon me ar” Ronaldon, por Mesi mbetet i paarritshëm

Pritet “dasmë” në fund të sezonit në “Santiago Bernabeu”. Taktikat “para ndeshjes” duket se kanë përfunduar dhe të dyja palët janë gati të thonë “Po”. Reali i Madridit do t’i japë rinovim kontrate Kristiano Ronaldos me një rritje të rëndësishme të rrogës. Nga 21 milionë euro në sezon që është paga bazë e portugezit (shkon në 25 me shpërblime të ndryshme), oferta e re duket se është 30 milionë euro në sezon. Kështu informon gazeta spanjolle “ABC”, e cila duket e mirëinformuar.

Ronaldo, sipas saj, u ka deklaruar drejtuesve se është gati të vazhdojë tek Reali (ku ndodhet që nga viti 2009), dhe klubi po ashtu ka shprehur dëshirën që ai të mos largohet. Rroga e re do ta bënte CR7-ën të barabartë financiarisht me Nejmarin tek Paris SG, por sërish nuk do të mjaftonte për të arritur Lionel Mesin që fiton (besohet) mbi 35 milionë euro në sezon tek Barcelona.

Sfidanti.al