“Eksod” te Skënderbeu, largohen tre lojtarë

Nuk ka vetëm afrime në merkato në kampin e Skënderbeu, por edhe largime nga skuadra. Me anë të një postimi në rrjetet sociale klubi korçar njofton largimin e tre lojtarëve. Altin Ukiqi, Abiodoun Tayo dhe Rigels Hasaj nuk janë më pjesë e Skënderbeut. klubi i falënderon për kontributin e dhënë gjatë kohës që kanë qenë pjesë e tij. Më herët korçarët prezantuan 6 afrimet e reja gjatë merkatos së dimrit. Klaidi Çela, Klejdi Paloka, Aldi Gjumsi, Ilir Dobjani, Elias Aarfort dhe Mario Beshiraj janë zyrtarisht lojtarë të klubit korçar.

sfidanti.al