Në Rrogozhinë mendojnë menjëherë për ndeshjet europiane. Që organizimi të jetë perfekt për ndeshjet e para kontinentale, stadiumi do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të pjesshëm. Këtë javë pritet që tribuna përballë në stadiumin “Arena Egnatia” të fillojë nga puna për ngritjen e saj. Tribuna përballë do mbajë emrin “Raphael Dëamena”, ish-kapitenit të ndjerë të rrogozhinasve, që humbi jetën në fushën e lojës më 11 nëntorin e 2023. Veç tribunës pritet që stadiumi të pajiset edhe me ndriçim. Në këtë mënyrë, Egnatia do t’i luajë ndeshjet si pritëse në stadiumin e qytetit që është një nga modelet më të mëdha të suksesit se si me pak para mund të bëhen investime të rëndësishme në sport.
sfidanti.al