Rroftë Silvinjo, poshtë Silvinjo! Kur u kualifikuam për në Europian, trajneri Silvinjo u shpall me tam tame heroi i pare i Kombëtares, një trajner me pak fjalë dhe me vepra në ndryshimin e lojës. Këto ditë, kur u shpall lista e Kombëtares për në Europian , nga ato që kishte shkruar në letër, nuk na duket si Silvinjo i vertetë! Ai që betohej se fytyra e ekipit në Euro.. do tw ishin futbollistët me të cilët u kualifikuam . Ngaqë besonin aq shumë tek engjëlli Silvinjo, dyshohet se nuk është shkrimi i vet ai i listës, ndofta i menexherëve ! Ajo racë futbolli, që luajnë fort dhe “bukur” kur shfaqet skenat e mëdha..si Europiani apo Boterori.
8 vite më parë, “italiani” që u shpall “mbreti me qeleshe”, De Biazi, la jashtë liste 3 futbollistë pikantë, që e futën trajnerin në histori, tek “muzeu i mëkatit”. Tani është braziliani që bëri “sambën e zezë”: nga të paktët trajner në Europë që nuk u gëzua kur lista u shtua me 26 futbollistë! Dhe loja paska qënë gjetiu ..largoi 3 personazhe kontribues të Kombëtares si Cikalleshi, Uzuni dhe Bare.
Si luhen kartat në Kombëtaren tonë? Po të shikosh listën, më të sigurtë paskan qënë ata që nuk kanë luajtur me ekipet e tyre në Europë gjatë vitit, sesa si Cikalleshi dhe Uzuni që ishin britma e lojës në ekipet e tyre…
Sfidanti.al