Italia dhe trajneri Luciano Spalletti po përgatiten për Euro 2024, aty ku do e nisë aventurë ndaj Kombëtares sonë. Trajneri Luciano Spalletti theksoi së fundmi se për të, është një ëndërr ndjesia e të drejtuarit kombëtaren ndërsa shtoi se për të pasur sukses duhet të luajnë si skuadër.
“Mancini ka zhvilluar një punë shumë të mirë dhe ne duhet të vazhdojmë me trashëgimin e tij. Italia ka shumë entuziazëm dhe jemi të lumtur për ndjesinë që ajo përcjell. Duhet që ta ndjejmë këtë përfaqësinë ndaj fanellës. Duhet të jemi në nivelin e historisë që përfaqësojmë. Kombëtarja është pika më e lartë në karrierën time, është sikur të jem në parajsë”, u shpreh Spalletti.
sfidanti.al