Edhe Zidani qenka kandidat i fortë për stolin e Brazilit

Janë thënë shumë emra dhe ndonëse nuk ka nxitim sërish një zgjedhje duhet bërë. Brazili ka mbetur pa trajner që pas dorëheqjes së Tites, ndërsa debati është i ashpër në vendin e madh amerikanolatin lidhur me pasaportën e teknikut të ardhshëm. Ka pasur shumë sugjerime se ai mund të jetë i huaj, pasi dolën në skenë emra si Pep Guardiola apo Luis Enrike. Tani edhe Zinedin Zidani. Nuk ka ndodhur kurrë më parë, të paktën për aq vjet sa mbahet mend, që Brazili të ketë pasur trajner të huaj kombëtareje, me të tillë si Zagallon, Tele Santanën, Karlos Alberto Parreirën apo Luiz Skolarin disa nga emrat e shquar. Kritikat nga brenda kanë qenë të shumta, por gjithsesi raportet janë që Federata nuk e sheh me sy të keq një teknik të huaj.

Sfidanti.al