Edhe Tare dorëzohet më në fund, Lacio nuk ka para për De Vrajin

Stefan De Vraj është tani shumë i madh për të qenë tek Lacio. Futbollisti holandez është bërë kaq i vështirë për t’u “kapur me fjalë” saqë ia ka sjellë në majë të hundës Igli Tares, drejtorit sportiv të bardhekaltëvr. “De Vraj do të largohet në fund të sezonit me parametër zero, – u shpreh shqiptari para ndeshjes ndaj Veronës, – nuk është momenti për të thënë arsyet, por u bë maksimumi. Gjithsesi, ka një limit”.

Padyshim, limiti është financiar apo ndoshta edhe kërkesat e lojtarit për të përforcuar Lacion e për ta bërë pretendente për titull. Pra, pretekste, madje Tare thotë se ka vite që bisedohet me De Vrajin. Gjithsesi, shqiptari e vlerëson lart holandezin. “Ka qenë gjithnjë një profesionist i përsosur, – ishin fjalët e tij, – i uroj sukses me ne deri në fund të sezonit, dhe sukses edhe atje ku do të shkojë më pas”. Lacio mbetet skuadër shumë e mirë, por për “globalistët” e futbollit modern, duket një “kasolle” e vogël në krahasim me Realin, Barçën, PSG-në, Bajernin apo klubet kryesore angleze.

Sfidanti.al