Armando Broja vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij nëse do të mbetet te Chelsea apo do të largohet në merkaon dimërore. Sulmuesi shqiptar ka pasur një sezon me ulje-ngritje, megjithatë klubi londinez ende nuk ka vendosur nëse do të lejojë largimin e tij apo do ta mbajë deri në verë. Së fundmi është gazetari italian Fabrizio Romano që ka dhënë të reja interesante, duke sugjeruar se Broja mund të jetë një emër i nxehtë në ditët e fundit të merkatos së janarit, duke qenë se është pikëtuar nga West Ham, që tanimë ka siguruar afrimin e parë duke arritur huazimin nga Manchester City të Kalvin Philips. Te West Ham e admirojnë prej kohësh Brojën, me trajnerin David Moyes që pasi shpenzoi rreth 120 milionë pound në verë, synon të përforcojë skuadrën me objektivin për të kapur një vend në top 6-shen e parë të klasifikimit duke kërkuar lavdinë evropiane për vitin e dytë radhazi pas fitores së Ligës së Konferencës.
sfidanti.al