Dorëzohen edhe “mohikanët” e fundit, Rusia e Ukraina ndalojnë ligat!

Në Europë, shumica dërrmues e e kishte bërë ndërprerjen me kohë, ndërsa në Serbi, Hungari, Rusi e Ukrainë u luajt futboll. Madje, në Rusi e Ukrainë pati publik, të paktën deri të shtunën. Fillimisht, Serbia dhe Hungaria vendosën të ndërpresin kampionatin duke nisur nga java e ardhshme, pas vendimeve të qeverive të vendeve të tyre për gjendjen e jashtëzakonshme. Për Rusinë dhe Ukrainën u desh ndërhyrja e UEFA-s, dhe Federatat ranë dakord që të bashkoheshin me “tufën”, ndonëse në Rusi nuk ka asnjë humbje jete deri tani nga koronavirusi. Nuk dihet se çfarë do të bëhet me kampionatin e Bjellorusisë, i cili gjithashtu u luajt në fundjavë, madje me tifozë nëpër stadiume.

Sfidanti.al